Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim, Diana Lekaj përfaqësuese nga Instituti Edutask dhe Donjetë Sadikun nga Qendra Rinore në Viti.
Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore Viti nga institutit në fjalë për realizimin e aktiviteteve te projektit “E ardhmja Kohesive”.
Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i projektit “E ardhmja kohesive” është edhe funksionalizimi i qendrës së komunitetit.
Marrëveshja përfshin disa aktivitete që do të realizohen nga ky projekt dhe atë në fund të shatorit të vitit 2026.
Sipas kësaj marrëveshje trepalëshe ndër tjerash parashihet edhe të bëhet rregullimi hapësirës së Qendrës Rinore Viti me inventarë të ri sipas nevojës dhe me qëllim te funksionalizimit te plotë të kësaj qendër dhe disa punë të tjera.
Përndryshe ky projekt mbështetet nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). /2LONLINE/