Nga ndihmat e grumbulluara përgjatë muajit të Ramazanit, që sapo e lamë pas, përfaqësues të Kryqit të Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë, kanë bërë me dije se janë ndihmuar gjithsejtë 315 familje me 1585 anëtarë.
Ssekretari i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina ka bërë me dije se Kryqi i Kuq në Kamenicë ka shpërndarë 315 pako ushqimore dhe higjienike si dhe 3125 kg miell.
“Donatorë ishin: Haliti‘SM’ 120 pako ushqimore e higjienike dhe 3000 kg miell. Relief Islamik 80 pako Ushqimore 2000kg miell dhe 80 batanije. GjysmëHëna Turke 25 pako ushqimore. AirEnergy (Kika) 16 pako ushqimore e higjienike. Qytetarët kanë dhuruar74 pako ushqimore e higjienike nga H.Z,-Sh.S,-I.S,-M.S,-T.S,- nga Topanica L.O nga Busavata, Sh.L nga Berivojca”, ka bërë me dije Morina.
Sipas tij, këto ndihma u janë shpërndarë për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, nënat vetushqyese, dhe familjet me persona me aftësitë kufizuara, gjithsej 315 familje me 1585 anëtarë.