Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” bashkë me zëvëndësdrejtorin Agim Asllani si dhe mësimdhënësit Festim Shkodara e Armend Limani, kanë mirëpritur nxënësit Olt Imeri dhe Era Januzi, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në garat botërore, gjegjësisisht evropiane të matematikës.
Më herët drejtoria kishte mirëpritur edhe nxënësin Lum Jerliu, i cili është përzgjedhur që të përfaqësojë Kosovën në garat botërore të matematikës.
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se kjo e arritur e këtyre tre nxënësve është rezultat i punës së nxënësve, mësimdhënësve të tyre, por edhe i shkollës.
Ai ka thënë se me punë dhe angazhim mund të arrihet gjithëçka dhe u ka bërë me dije nxnësve se edhe në të ardhmen ata do t’i pret një garë e fortë, por se me punë dhe vullnet edhe kjo sfidë mund të kalohet me sukses.
“Jeni për çdo lëvdatë dhe ju e merituat këtë fitore”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që në shenjë mirënjohje për suksesin e arritur këtyre nxënësve u ka dhuruar nga një I-PAD dhe mirënjohje.
Edhe zëvendësdrejtori Agim Asllani, i ka uruar nxënësit për suksesin e arritur, duke thënë se kjo është falë punës së tyre dhe të mësimdhënësve të tyre. “Krenohemi me ju, por edhe me të tjerët si ju. Jeni vlerë e madhe për Gjilanin dhe për Kosovën. Suksese edhe në të ardhmen e ju jeni dhe do të mbeteni dëshmi se në shkollën tonë punohet”, tha Asllani.
Festim Shkodra, koordinator i ekipë së Komunës së Gjilanin, ka thënë se ky është lajm i mirë dhe i gëzuar, ngase me mund dhe sakrificë është arritur ky sukses. Sipas tij, puna e nxënësve, mësimdhënësve, por edhe e prindërve të tyre ka bërë që tradita të vazhdojë, por kësaj radhe edhe më fuqishëm e ky sukses këtyre nxënësve do t’ua hap dyert edhe për studime të mëtejme.
Ndryshe, te garues nga Komuna e Gjilanit, nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, vazhduan traditën e sukseseve të gjilanasve nē garat e matematikës. Ata u përzgjodhën në ekipet përfaqësuese të Kosovës, pas një vargu të garave dhe testimeve te organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK).
Matematikanja e re gjilanase Era Januzi, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arriti të përzgjedhet në ekipin 4 anëtarësh të Kosovës, që do të përfaqësojë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2023, që sivjet do të mbahet në Slloveni më 13-19.04. 2023.
Poashtu edhe matematikanët e rinj gjilanas: Lum Jerliu dhe Olt Imeri, maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti në Gjilan, arritën të përzgjedhen në ekipin 6 anëtarësh të Kosovës, që do të përfaqësojë shtetin tonë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023, që sivjet do të mbahet në Japoni më 02-13.07. 2023. /2LONLINE/