Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan janë mbajtur takimet online me ekspertët ndërkombëtarë të AKA -së, për shkak të pandemisë me COVID-19. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UKZ ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi.
Grupi i ekspertëve ndërkombëtar i përbër nga Prof. Dr. Yelena Istileulova, Prof. Dr. Janez Vogrinz nga Univrsiteti iLubjanës dhe znj. Delia Gogolan, PhD student, zhvilluan takime online me shtatë grupe të organizuara nga UKZ për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe shërbimet administrative, drejtuesit e fakulteteve, stafit akademik dhe studentëve, ishin edhe studentët e diplomuar si dhe punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.
Rektori i Universiteti “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces nga AKA-ja. Ai theksoi se në UKZ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.