Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur tryezën e rrumbullakët lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje.
Qëllimi i organizimit të tryezës së rrumbullakët ishte përfshirja e Organizatave të Shoqërisë Civile , Medieve Lokale dhe Shefave të grupeve parlamentare për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve te cilat ndërmerren ne kuadër të seancave të kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetareve ne vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Përfaqësimi i qytetareve në vendimmarrje është shqetësues duke përfshi rolin e asamblistëve i cili nuk është ne nivel të kënaqshëm duke mos pasur përvojën e duhur,prandaj kërkohet të rriten cilësia e debatit ne Kuvend e cila është me se e domosdoshme.
Shtirja e mekanizmave në funksion me te cilat disponon kuvendi komunal,qeverisja komunale, si dhe me një vullnet politik nga ana e partive politike, me një fushate vedisuese nga ana e shoqërisë civile do te kemi një rritje te dukshme te pjesëmarrjes te qytetarëve ne vendimmarrje.
Në këtë tryezë kanë marre pjesë:shefat e grupeve parlamentare,asamblist,qytetar,zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave, përfaqësues të organizatave te shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.