Komuna e Gjilanit shënon 8 marsin, me çrast u mbajt takimi koordinues “Adresimi i nevojave të moshës së tretë nëpërmjet planifikimit strategjik” nën organizimin e organiztës “Gruaja Hyjnore” me aktivin e gruas brenda organizatës se pensionisteve dhe invalidëve-OPIP, dega ne Gjilan.
Ngjarja pati synim t’i sjellë së bashku palët relevante komunale që punojnë në çështjet sociale dhe gjinore, në mënyrë që të reflektojnë mbi nevojat, brengat dhe rekomandimet e moshës se trete, me fokus te grave te këtij grupi dhe zbatimit të propozimeve për integrimin e kontributit dhe ideve brenda planeve komunale.
Me këtë rast, OJQ “Gruaja Hyjnore” ndau edhe një dhuratë simbolike për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë këtij takimi, kryetari Hyseni kujtoi rolin e rëndësishëm të gruas ndër vite si dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme ndaj të moshuarve. Gjithashtu, në takim ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila poashtu u zotua per angazhim edhe më të madh ndaj moshës së tretë.
OJQ “Gruaja Hyjnore” për këtë takim bashkëpunoi edhe me Sadete Tërnava – Osmani nga Zyra Rajonale e OSCE-së, Lindita Salihu nga Zyra e Barazishe Gjinore në komunë të Gjilanit, Aktivin e Grave Penzioniste, Zyrën e Kryetarit, Mursel Zymberin nga Qendra për Punë Sociale.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe drejtoresha Aurora Osmani Buca nga DShMS, drejtoresha e QKMF znj. Arbenita Hajdari, z.Shemsedin Mustafa-zyra e Ombuspersonit, z.Ismail Kurteshi nga Asambleja Komunale, Komiteti per Barazi Gjinore, Spitali Regjional i Gjilanit, ud.drejore e infermierise znj. Vlora Shala, shoqëri civile e qytetarë. /2LONLINE/