Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka vazhduar punën për përgatitjen e materialeve të nevojshme për procesin e riakreditimit të programeve studimore bachelor dhe master.
Menaxhmenti i Fakultetit, u mblodhe sot për të diskutuar dhe planifikuar hapat e mëtejshëm në këtë proces.
Takimi u kryesua nga Dekanja e Fakultetit Juridik, Fatmire Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë e përgatitjeve të detajuara për aplikimin e riakreditimit të programeve studimore: programin baçelor në Juridik të Përgjithshëm dhe programin Master në Juridiko-Penal.
Për këtë qëllim, Fakulteti ka ka krijuar një plan të strukturuar për të siguruar që aplikimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe i kompletuar. /2LONLINE/