Është mbajtur sot një sesion informues me fermerët e komunës së Vitisë, organizuar nga Caritasi zviceran në bashkëpunim me komunën e Vitisë, që kishte të bënte rreth granteve që do të shpërndahen fermerëve, në mbështetje dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Vitisë.
Qëllim kryesor i projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale-Pasuri”, është promovimi i prodhimeve të frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike dhe të mjaltit.
Gjithashtu edhe certifikimi i fermerëve me standardet prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve.
Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve globale.