Një sesion informues i organizuar nga Shoqata “Pepeko”, është mbajtur sot në Viti, që kishte për qëllim krijimin por edhe zhvillimin e kooperativave bujqësore dhe përfitimet që mund ti kenë.
Fadile Demelezi, zyrtare në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Viti, theksoi se përmes këtij sesioni informues, fermerët e komunës së Vitisë, patën rastin të njihen më për së afërmi me hapjen e një kooperative, sa janë profitabile dhe se si funksionojnë ato duke përfshirë që nga mbjellja e deri te shitja e produktit bujqësor.
Ky sesion informues, është financuar nga Caritasi i Zvicrës e në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të kësaj drejtorie dhe fermer të komunës së Vitisë. /2LONLINE/