Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot, mbledhjen e shtatë të rregullt për këtë vit.
Në këtë seancë me shumicë votash u aprovua propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planit të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2022.
Ndonëse ishte e paraparë që të diskutohet edhe mbi informatën e kryetarit të komunës janar-qershor 2021, këshilltarët komunal nuk u pajtuan që kjo pikë të hy në rend të ditës, shkaku që prezantimi i informatës do të bëhej nga zv. kryetari, Hasan Aliu dhe atë në mungesës të kryetarit të komunës i cili gjendej në një takim urgjent që ishte thirrur sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Megjithatë me shumicë votash këshilltarët komunal u pajtuan që të hy në rend të ditës propozim vendimi për shfrytëzimin e rezervave komunale e cila morri mbështetjen e shumicës. /2LONLINE.com/