Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit, me Këshillin e Drejtorëve.
Në këtë takim, kryetari Haliti, ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen maksimalisht në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe projekteve dhe kryerjen e detyrave të përcaktuara në përpikëri, për secilën drejtori përkatëse me qëllimin më të mirë të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët vitias. Në këtë takim është folur për finalizimin e planeve të punës për vitin 2023 si dhe të raporteve të punës për vitin 2022.
“ Sot dua të ju falënderoj për punën që keni bërë gjatë vitit 2022, por edhe të kërkoj nga ju që të bashkëpunojmë që të realizojmë projekte të mira dhe të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët tanë për këtë vit që sapo kemi filluar”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq për një bashkëpunim në interes të qytetarëve u shprehen edhe drejtorët e drejtorive të cilët pasqyruan një pjesë të punës dhe o koordinuan me kryetarin për planifikimin e ardhshëm për vitin 2023. Përndryshe u vlerësua se komuna e Vitisë ka përmbyllur këtë vit me projekte të shumta në të gjitha drejtorit e që është mirëpritur nga qytetarët. /2LONLINE/