(2L ONLINE) – Në Komunën e Kamenicës u mbajtë mbledhja e komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërrmaku. Të gjitha pikat e shqyrtuara në mbledhjen e sotme u rekomanduan për Kuvend.
KPF-ja e shqyrtoi draft planin e Kuvendit të komunës për vitin 2015, draft buxhetin për vitin 2015, propozim vendimin për vazhdimin e afatit të rregullores së tatimit në pronë. Po ashtu u shqyrtuan edhe dy propozim vendime, të cilat kishin të bënin me lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës së pa luajtshme të komunës , personave fizik dhe juridik të komunës së Kamenicës ./2L ONLINE/