(2L ONLINE) – Në Stubëll të epërme të Vitisë u mbajt sot Manifestimi tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” me që rast u shënua edhe 25 vjetori i kësaj ngjarje kulturore që i kushtohet shkollës së parë shqipe në Kosovë më 1905. Manifestimi i sivjetmë është karakterizuar me tribunën shkencore “Kontributi i Bashkësive fetare për shkollën dhe arsimin shqip”, ku ligjëruan profesor e akademik nga Universitetet e Tiranës, Tetovës dhe Prishtinës.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, nën patronatin e të cilit u mbajt ky manifestim, u shpreh se për mua si kryetar komune, për institucionet komunale dhe për shtetin e Kosovës, Stublla, me shkollën e saj dhe me shumë vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë nacionale, shtetërore, kulturore. Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, t’i përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë, gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithmbarshëm.
Si kryetar komune, jam i bindur, se, duke kujtuar të kaluarën, e kemi më lehtë të trasojmë rrugën për një të nesërme më të begatshme dhe në këtë drejtim, në ndihmon veçmas historia peripecitë dhe sakrifica te arsimit shqip në gjitha trojet shqiptare, tha Haliti.
A më tej ka theksuar se në këtë vetëdijesim, këto takime, kanë luajtur dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të luajnë rol të rëndësishëm. Manifestimi “Takimet e Don Mikelit”, ashtu sikurse edhe manifestime tjera, janë shtytje e mirë, për të kultivuar të mirën dhe të sforcojmë kështu të tashmen tonë politike e kulturore, në rrugë kah perspektivat e reja.
Edhe Don Albert Jakaj në cilësin e organizatorit, ka thënë se Takimet e Dom Mikelit, sivjet po shënojnë një çerek shekulli dhe atop o tregojnë rëndësinë e madhe të themelimit të shkollës së parë shqipe me mësuesin Dom Mikel Tarabulluzi.
Në kuadër të tribunës shkencore në shenjë të 430 vjetorit të Kolegjit të Shën Llukës 1548-2014, u mbajt tribuna me temë “Kontributi i Bashkësive fetare për shkollën dhe arsimin shqip.
Më pas në kuadër të këtij manifestimi është mbajtur ora e madhe letrare ku morën pjesë mbi 40 poet, krijues e shkrimtar nga mbarë hapësirat shqiptare.
Juria profesionale çmimin Agim Ramadani për poezinë më të mira i ndau poetes Naime Beqiraj, vendin e dytë Fahredin Shehu dhe vendin e tret Nexhat Rexhaj. Po ashtu u nda edhe çmimi për veteranin e arsimit Qeshk Ukaj, që ju nda Qahil Sinanit.
Manifestimi tradicional kulturor e shkencor Takimet e Dom Mikelit, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë dhe organizohet nga Shoqata Kulturore Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi” nga Stublla me kryetar: Don Albert Jakaj, si dhe Qendra për Studime Albanologjike. /2L ONLINE/