Sot është mbajtur konsultimi publik rreth propozim rregullores për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Basri Aliu, tha se kjo rregullore ka për qëllim funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik.
Pjesmarrësit e këtij takimi kanë shprehur disa vërejtje lidhur me mos grumbullimin e mbeturinave nga kompania përgjegjëse, në disa vende ku ka pak shtëpi.
Ndërsa, në pyetjen rreth klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave, Destan Abdyli, zyrtar komunal nga DSHPE, tha se në këtë rregullorë janë të përfshira klasifikimi dhe riciklimi i mbeturinave por edhe gjobat për ata të cilët marrin shërbim por nuk i kryejnë pagesat.
Ky takim u përmbyll me apelin që mos të hudhen mbeturina vend e pa vend, dhe të ruhet ambienti. /2LONLINE/