Në Gjilan u mbajt dëgjimi publik për Programin Trevjeçar për Banim 2023-2025 dhe Planifikimin konkret për ndihmë për banim social.
Sipas drejtuesve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), qëllimi i hartimit të programit trevjeçar për banim në Komunën e Gjilanit, është adresimi i çështjeve të banimit në territorin e saj, bazuar në politikat qendrore të banimit, duke;
Identifikuar pasqyrën reale të problemeve në komunën e Gjilanit, që kanë të bëjnë me çështjen e banimit
Zhvilluar politika adekuate përfshirë specifikat lokale, veçoritë, gjeografike,demografike dhe institucionale për zbatimin e tyre, me qëllim që të mundësohet zgjidhja e nevojave për banim për grupe të caktuara, të cilat nuk kanë forcë ekonomike për të siguruar banim me çmime të tregut
Krijuar kushte për banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me standardet dhe normat evropiane të banimit
Gjetjen e mënyrave të financimit për realizimin e zbatimit të Programit Trevjeçar të Banimit.
“Falënderojmë organizatën “VORAE” dhe konsulenten Drita Shabani, që mbështeten hartimin e planit”, thuhet në njoftimi ne DSHMS-së. /2LONLINE/.