Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim, kanë mbajtur sot dëgjimin për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025 me pjestarë të komunitetit jo shumicë që jetojnë në komunën e Vitisë.
Aliu foli mbi qëllimin e këtij takimi, konkretisht për grumbullimin e kërkesave të qytetarëve dhe mundësinë e përfshirjes në buxhetin e vitit 2023.
Kurse drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri pasi prezantoj buxhetin e vitit 2024 tha se komuna e Vitisë, ka pranuar nga Ministria e Financave qarkoren e dytë buxhetore 2023-2025 por me theks të veçantë do të bisedohet për vitin në vijim pasi që buxheti është i përcaktuar dhe për të tjerat janë projeksione.
Ndërkaq pjesëmarrësit kërkuan të ju ofrohet më shumë ndihmë qoftë në rregullimin e shtëpive të vjetra, përkrahje financiare, furnizim me lëndë djegëse por edhe të rregullohet kanalizimi në rrugën “2 Korriku” në Viti.
Ndërkaq për banorët kroat të moshuar nga fshati Letnicë u kërkua që të ketë transport falas se paku një herë në javë.Gjithashtu u kërkua të sigurohet uji i pijshëm për nxënësit në fshatin Binçë dhe poashtu që në këtë fshat të rregullohet rruga deri në Debelldeh dhe trotuari nga qendra e fshatit deri te shkolla. /2LONLINE/