(2L ONLINE) – Në Teatrin Profesionist të Gjilanit. erdhi të shtunën mbrëma premierë shfaqja “Fundi i Lojës”, një shfaqje absurdi bazuar në veprën e Samuel Becket-it, E veçanta e kësaj shfaqje ishte se erdhi më ndryshe. Publiku ishte në skenë ndërsa aktorët para tyre ofruan një shfaqje të mirë e të pëlqyer nga publiku, i cili për shkak të hapësirës ishte më i kufizuar në numër. Por, ajo që u pa edhe njëherë, ishte një tregues se ekziston “uria” tek publiku për të pare shfaqje të tilla apo të tjera, së paku njëherë në javë. Fatkeqësisht, kjo është vetëm për t’u dëshiruar sepse një gjë e tillë është larg së realizuarit, derisa nuk ndërron qasja ndaj teatrit, derisa nuk ndalet së trajtuari ky institucion si për gjynah.
Si do që të jetë, ti kthehemi shfaqjes, e ku pra Teatri Profesionist i Gjilanit, ndonëse me kushte të vështira, arriti që në këtë sezon të përgatit edhe një premierë, e ku kësaj here kishin zgjedhur një prej kryeveprave të dramaturgut irlandez Samuel Becket-it, “Fundi i Lojës”. Regjinë e kësaj shfaqjeje, që i përket teatrit absurd, e kishte bërë Bashkim Ramadani, ndërsa rolet i interpretuan Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Valmira Hoti dhe Kreshnik Berisha.
“Fundi i lojës” është një dramë me një akt dhe katër personazhe e ku secili prej tyre kishte specifikat e veta. Ata po e prisnin fundin, një fund të pashmangshëm për krejt njerëzimin!
Personazhet e dramës ishin Hammi (Avni Shkodra), një i verbër që nuk ecën dot dhe shërbëtori i tij Clov (Kushtrim Qerimi), i cili nuk ulet dot. Ata janë të varur nga njeri-tjetri, kanë vite që zihen dhe vazhdojnë kështu gjatë gjithë shfaqjes. Clov ka dashur gjithnjë të largohet, por kurrë nuk e ka bërë këtë. Dy personazhet e tjerë të dramës janë Nagg (Kreshnik Berisha) dhe Nell (Valmira Hoti), prindërit e Hammit, të cilët jetojnë në kosha plehrash (janë përdorur frigoriferë në këtë shfaqje) dhe vetëm kërkojnë ushqim dhe grinden kot së koti.
Përndryshe, dominuan sidomos loja e Avniut dhe e Kushtrimit e ku ky i fundit ka edhe një pjesë mjaftë interesant kur ecë me Gingala, të cilën gjë e bënë jashtëzakonisht shumë mirë.
Ndërkohë që sonte nga ora 21:00 është repriza e parë e kësaj shfaqjeje pra me autor: :Samuel Becket me regjin e Bashkim Ramadanit. Ndërsa luajnë: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Valmira Hoti dhe Kreshnik Berisha.
Skenografia & Kostumet: Blendina Xhema, Muzika: Florim Gagica, Dritat: Fatmir Halili, Inspicient: Raif Haziri, Rekuizitat: Suad Berisha, Punëtor skene: Medi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti. /2L ONLINE/