Njësite policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, në dy raste të ndara kanë hasur dy kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e gjashtë (96) km/h , në Rrugën Gjilan – Kamenicë , dhe në rastin tjetër në rrugën Gjilan – Ferizaj, ku kufizimi ishte pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e gjashtë (96) km/h
Njërit i është shqiptuar gjoba kundërvajtëse në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj, dhe tjetrit dyqindë (200)Euro, tri (3) pikë negative dhe masë mbrojtëse tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/