(2L ONLINE) – Është inauguruar sot në Remnik të Vitisë, projekti i rrugës së fshatit, investim ky Ministrisë së Infrastrukturës, Komunës së Vitisë dhe komunitetit. Në këtë solemnitet, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Institucioneve komunale dhe banorë e mysafirë të tjerë.
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota në këtë solemnitet ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me projekte të reja për lokalitetet e kësaj komune dhe në githa qendrat e Kosovës.
“Unë kam qenë i përkushtuar që ky projekt i rrugës në fshatin tuaj Remnik, të shkoj mbarë e mirë dhe qysh në biseden e parë me përfaqësuesit e fshatit, kamë shpreh gatishmërin se do të bëjë çmos që në këtë fshat të investohet. Sot jam këtu në emër të Qeverisë së Kosovës të konfirmoj mbështetjen tonë për projektet e reja që do të pasojnë si për Remnikun, po ashtu edhe për fshatrat tjera. Andaj, ju premtoj mbështetjen tonë, si në këtë projekt që sot po e inaugurojmë”, u shpreh ministri Mujota.
Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se projekti i rrugës në Remnik ka qenë domosdoshmëri dhe Institucionet komunale do të vazhdojn të realizojn projektet e tera siq është përfundimi i tërësishëm i kanalizimit, rrethojën e shkollës, bashkimin e rrugës Remnik – Nasalë të komunës së Gjilanit dhe projekte të tjera.
Rruga e fshatit Remnik në gjatësi prej 7.8 kilometrash, për dhjetë vite ishte e dëmtuar tej mase gjë që ka qenë e domosdoshme një investim , është shprehur kryetari I fshatit Remnik Idriz Ibrahimi.
Ai ka njoftuar edhe për iniciativën e marrë nga vetë banorët në grumbullimin vullnetar të mjeteve, si dhe asfaltimin e të gjitha lagjeve të fshatit që janë bërë me vetkontribut të banorëve.
Në këtë solemnitet, shiritin e inaugurimit të projektit e prenë ministry Fehmi Mujota dhe kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ndërsa bashkëpjesëmarrës në financimin e këtij projekti që ka kushtuar mbi gjysmë milion euro, e ka bërë Ministria e Infrastrukturës së bashku me komunën e Vitisë dhe banorët e fshatit Remnik. /2L ONLINE/