Barrikada e vendosur tri vjet më parë në urën e Lumit Ibër që ndanë qytetin e Mitrovicës, është hequr të mërkurën në ora 5 e mëngjesit. Kjo barrikadë që ishte bërë sinonim i ndarjes etnike, ishte vendosur nga strukturat paralele serbe pas aksionit të Policisë së Kosovës në korrik 2011, për të ushtruar kontroll në veri.
Për heqjen e kësaj barrikade të fortifikuar, kanë punuar dy ekskavatorë dhe disa kamionë, të cilët kanë hequr zhavorrin dhe copëzat e mëdha të betonit që ishin vendosur në afërsi të urës nga pjesa e veriut. Punët i kanë vazhguar nga afër Policia e Kosovës dhe paqeruajtësi italian të KFOR-it.