“Zabeli, me masovitet dhe me punë në secilat palë zgjedhje ka dëshmuar se ka qenë njëra nga nëndegët më të organizuara dhe motivuese për të tjerat”.
Ky ka qenë vlerësimi i kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, në ceremoninë e hapjes së zyrës së nënshtabit atje.
Ndërkaq, kryetari i nënshtabit të LDK’së në Zabel, njëherësh anëtar i Shtabit të Degës, Avdyl Aliu, ka deklaruar se po punohet me ngulm atje nga strukturat sa i përket mobilizimit për zgjedhjet e 6 tetorit, duke shtuar se me qeverisjen 6-vjeçare të LDK’së, kjo lagje ka ndryshuar për të mirë, duke ua bërë jetën e dinjitetshme qytetarëve.
Një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve pati edhe kryetarja e FG LDK në Gjilan, njëherit deputete e nominuar nga Gjilani, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti.