Gjilan – (2LONLINE) – Në Pejë është mbajtur seminar njëditorë në karate me qëllim të një bashkëpunimi të shumë klubeve të Kosovës, e ku morën pjesë edhe klubi KK Drita dhe KK Elita nga Gjilani, krahas nikoqirit KK Peja pastaj KK Ippon nga Peja dhe KK Kastrioti nga Ferizaj.
Po të njëjtën mbrëmje u graduan Reshat Halili me 5.(GO)DAN dhe Blerim Hajdari 5.(GO) DAN.
Hajdari e Halili që janë edhe trajner në klubet KK Drita e KK Elita, thanë se ishte një organizim madhështor, një nderë dhe respekt prej miqve të tyre nga Peja për çka i falënderojnë për bashkëpunim.
“E falënderojmë G.M Shemsedin Kelmendin, G.M Nazmi Iberdemaj, G.M Muzli Hakaj, Sensei Baki Deskun dhe Sensei Ali Vokshin. Ishte kënaqësi dhe një nder i veçantë të bashkëpunohet me klubet nga Kosova”, thanë Hajdari e Halili, në emër të klubeve të tyre KK Drita dhe KK Elita. /2lonline/