(2L ONLINE) – Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, dhe Udhëheqësi i Personelit Faton Biqkaj me autorizim të Kryetarit Komunës Begzad Sinani mbajtën takim me qytetarët e fshatit Koretin.
Në këtë takim u diskutua për pastrimin e lumit Krivareka që kalon nëpër këtë fshat, dhe caktimin e një vendi për hedhjen e mbeturinave të ngurta.
Me këtë rast drejtori Faton Jakupi i informoi qytetarët për iniciativën e kërkoi nga qytetarët e këtij lokaliteti që të bashkëpunojnë me iniciativat e marra nga Institucionet Komunale që janë për të mirën e qytetarëve të Komunës. /2L ONLINE/