Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Ky takim filloj me raportimet e kryeprokurorëve lidhur me raportet tre (3) mujore për rastet e korrupsionit, të cilët shpalosën të arriturat, sfidat dhe vështirësitë e tyre përgjatë trajtimit të këtyre rasteve. Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj angazhim të shtuar dhe efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
Po ashtu u diskutuan edhe regjistrimet e kallëzimeve penale të kësaj natyre në prokurori, si dhe unifikimi i praktikave brenda sistemit prokurorial në trajtimin e kallëzimeve penale që paraqitën nga palët për veprat penale kundër korrupsionit, veçanërisht informacionet dhe raportet zyrtare që vijnë nga ana e Policisë.
Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku u potencuan lëvizjet pozitive në bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit me shtetet tjera, si dhe nevoja e thëllimit të këtij bashkëpunimi, veçmas në çështjet e ekstradimit dhe transferimit të procedurave penale.
Në fund, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoj nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin për zbatimin e Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial. /2LONLINE/