Kolonel Lladrovci priti në takim delegacionin nga ushtria kroate të udhëhequr nga Shefi e Drejtorisë së Logjistikës së Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Jozo Matkovic.
Kolonel Lladrovci, në emër të KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e falënderoi Gjeneral Matkovic, për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë Forcat e Armatosura të Kroacisë për zhvillimin e FSK-së. Gjeneral Matkovic shprehu falënderim për pritjen që i është bërë në Kosovë dhe specifikisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë takimit është realizuar prezantimi rreth Komandës së Logjistikës mbi historinë, kapacitetet dhe rrugën përpara.
Kolonel Lladrovci, shpalosi synimin e tij për ngritjen e kapaciteteve dhe sfidat gjatë këtij procesi, gjithashtu shkëmbyen eksperiencat e dy ushtrive. Gjeneral Matkovic shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me Komandën e Logjistikës me theks të veçantë trajnimin e personelit të logjistikës në Qendrën Stërvitore të Logjistikës në Kroaci. Ndër të tjera në këtë vizitë Komanda e Logjistikës e prezantoi edhe Servisin Qendror të FSK-së, ku delegacioni u njoftua me punën e Kompanisë së Mirëmbajtjes dhe kapacitet e tyre.
Thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit me ushtrinë Kroate është dëshmi e gatishmërisë së tyre për mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve të FSK-së. /2LONLINE/