Kryetari Haliti priti në takim profesorin gjerman, Waldhardt. U bisedua rreth konkretizimit të projekt propozimeve mes komunave Kirchhhain dhe Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it me të cilën Komuna e Vitisë ka nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina”, në të cilën është folur për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Vitisë dhe Kirchhainit, saktësishtë rreth fillimit të realizimit të projekt propozimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave organike apo bujqësore por edhe për shkëmbimet e mundshme kulturore në mes të dy komunave.
Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar Prof. Waldhardt dhe komunën Kirchhain, që edhe ata kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit, duke u zotuar se Vitia do të bëjë çmos që projekt propozimet të realizohen në interes të dy komunave.
Ai tha se marrëveshja e binjakëzimit pos nënshkrimit të dy kryetarëve ka marrë edhe përkrahjen me shumicë votash nga Kuvendit Komunal i Vitisë, gjatë këtij viti duke shtuar se e mirë është që kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Institucionet në Krichhain përmes votimit.
Përndryshe Prof. Walthardt u shpreh se ata po shikojnë hapa konkrete të bashkëpunimit në fushat e lartpërmendura duke shtuar se do të këtë edhe shkëmbime të përvojave dhe vizita të ndërsjellat në dy komunat.
Ai potencoi se dy komunat do të shkruajnë nga një letër interesimi dhe propozim projekte me të cilët do të drejtohen institucioneve gjermane për përkrahje. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë bashkëpunim. /2LONLINE/