Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, u bisedua për bashkëpunimin institucional në interes të qytetarëve.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Viti, në krye me kryeimamin Xhevdet Ismaili.
Në këtë takim është bashkëbiseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë institucion fetar në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.
Kryetari Haliti e ka çmuar lartë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnik në këtë komunë, duke ju bërë thirrje që kjo traditë e bashkëjetesës të vazhdon të ruhet.
Përndryshe komuna e Vitisë është një komunë multifetare dhe multietnike që vlerësohet lartë për bashkëjetesën e të gjithëve pa dallime. /2LONLINE/