Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halliti ka vizituar sot fshatin Devajë të Komunës së Vitisë, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e fushës sportive të këtij fshati.
Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë po punon në realizimin e projekteve të ndryshme në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.
Përndryshe në fshatinë Devajë krahas punimeve që po bëhen në ndërtimin e fushës sportive pritet të përfundojnë edhe punimet në vendosjen e rrethojave të shkollës por edhe ngjyrosjen e objektit shkollor.
Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan komunën e Vitisë për realizimin e tyre.