Sipas një studimi të bërë në Universitetin Xhelal Bajar të Manisës në Turqi është vërtetuar që obeziteti mund të kurohet me vaksinë.Punimi shkencor është i pari i këtij lloji në botë.
Specialistët e fushës kanë zhvilluar vaksinë kundër viruseve Adeno 36 dhe Adeno 35, të cilët shkaktojnë edhe obezitetin tek njeriu. Vaksinat janë testuar mbi kafshë eksperimentale. Përfundimet e gjetura janë pozitive. Punimi shkencor në fjalë është botuar edhe në revistat ndërkombëtare të shëndetit.