FIFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Rusisë, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në Antalya. Ndeshjen do ta drejtojë si gjyqtar kryesor, hungarezi Tamas Bogner, me asistentët e tij, Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Ferenc Karako. Ndeshja do të fillojë në orën 20:00 me kohën lokale të Turqisë, respektivisht në orën 18:00 në Kosovë.