Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot, më 23 mars 2019, që nga ora 09:00 ne sallën e sporteve në Gjilan është duke u zhvilluar një turnir sportiv.
Sipas tij, Policia e Kosovës njësitet në Komunitet Stacioni Policor nê Gjilan, në kuadër të strategjisë “Policia në komunitet”kanë organizuar një aktivitet bashkë me KFOR-i Amerikan ne bashkëpunim me KFOR-in Turk, IOM si dhe Spirit of Amerika, Turnir në basketboll me nxënësit të moshave 16-vjeçare nga të gjitha komunitetet, si shqiptarë, serb,turq, romë.
Zëdhënësi Hashani tha s e nxënësit pjesëmarrës janë nga komuna e Gjilanit, Kamenice dhe Ranilugut. Finalja e turnirit do të mbahet me 30 mars 2019 dhe do të zhvillohet në Novobërdë.
“Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in dhe faktorët tjerë të sigurisë do të punojnë gjithmonë për të mirën e Komuniteteve për siguri dhe ambient prosperues për të gjithë”, ka thënë Hashani.