Më 24 nëntor, 2018, në Bibliotekën e re të Gjilanit, u mbajt Tryeza letrare, ” Gjergj Kastrioti në poemën SKËNDERBEU të Beqir Musliut e më gjerë.
Nën drejtimin e kryetarit të këtij asociacioni shkrimtarësh, Sabit Rrustemit, folës në këtë tryezë ishin studiues të njohur të letrave shqipe si: prof.dr. Anton Nikë Berisha ( Prishtinë) , prof dr. Nehas Sopaj ( Shkup ) , prof dr. Rovena Vata ( Tiranë), Prend Buzhala (Klinë), Nexhat Rexha (Kamenicë) dhe Sherafedin Kadriu ( Gjilan).
Deklamuese e vargjeve të poemës së Beqir Musliut, SKËNDERBEU, shkruar gjysmë shekulli më parë, ishte Xhezide Selimi.
Në Tryezë, e cila u përkrah edhe nga Biblioteka e re e Gjilanit, të pranishëm ishin edhe, Lirije Kajtazi, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Izmi Zeka, z/ministër i MPB të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pastaj njerëz të letrave si dhe artit: shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti, Sylejman Dërmaku, Labinot Berisha, Mehmetali Rexhepi, Shefik Shkodra, Arsim Halili e Demush Mehmeti artistë të artit pamor, Magbule Xhemajli e Avni Behluli si dhe artdashës e veprimtarë të kulturës dhe jetës publike nga Gjilani, Vitia e Kamenica.
Tryeza u përcoll me interesim edhe nga mediat televizive, RTK e TV VALI si dhe media tjera. Për pamjet përmes fotografisë, u përkujdes Mjeshtri gjilanas, Muhamed Sadriu.