Truri ynë kontrollon ndjenjën e urisë më shumë se që e kemi menduar, thonë shkencëtarët. Truri merr sheqerin nga gjaku, thonë shkencëtarët gjerman, gjatë një studimi që mund të dërgojë në zhvillimin e trajtimit të diabetit dhe obezitetit, shkruan The Independent.
Qelizat e trurit tonë, të cilat kanë konsumin më të lartë të sheqerit nga të gjitha organet, kontrollojnë metabolizmin tonë dhe ndjenjën e urisë më shumë se që besohej më parë, sipas studiuesve në Universitetin Teknik të Mynihut.
Para këtij hulumtimi të publikuar në revistën Cell, shumica e shkencëtarëve e mendonin lëvizjen e sheqerit në tru sikur një proces krejtësisht pasiv.