Jeton Rashiti, Gramos Kërqeli dhe Aurora Murtezi sot kishin marrë një iniciativë interesante, të ndihmojnë tri familje me jetimë, me forcat e tyre vetanake dhe të shokëve të ngushtë të tyre.
Pasdite ata kishin mbushur tri pako me gjërat me elementare për ushqim, pastaj një thes miell 25 kg dhe rroba për mosha të ndryshme të fëmijëve dhe kishin kërkuar ndihmën e përgjegjësve të jetimeve sa për tu treguar nevojat dhe adresat e tyre, që të mirat e grumbulluara për jetimë të shkojnë në vendin e merituar.
Familjet qe u ndihmuan janë: Familja Baftjari dhe Kurtalani në Gjilan si dhe familja Ukshini në fshatin Zhegoc.