Tri diploma të shkollës së njëjtë i kishte nxjerrë zyrtari i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi. Dy ia kishte lëshuar Rushit Haliti dhe një Faruk Hoti.
Të dy janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës si të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit për shkak të dhënies së këtyre diplomave false zyrtarit të AKI-së.
Lumi të premten është sjellë me pranga në duar në Gjykatë. Propozimi i prokurores Ferdane Sylejmani për një muaj paraburgim nuk është aprovuar nga gjyqtarja Alltën Murseli, shkruan Koha Ditore.
Ajo ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, derisa dy ish-drejtorët e shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj janë liruar në procedurë të rregullt. Për këtë rast janë gjithsej tetë persona të dyshuar.