Këtë vikend mbyllet edicioni vjeshtor i kampionatit në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e fundit për këtë stinor, Trepca 89’ ka shkëlqyer në përballje ndaj Dritës, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 3:1.
Ndeshja ishte interesante dhe të dyja skuadrat kërkonin fitoren, por më dominuese dolën vendasit, transmeton 2LONLINE.com.
Përkundër, rasteve të Ardian Limanit dhe Izair Eminit, më të saktë ishin futbollistët e Trpecës 89.
Leart Emini shënoi golin e parë për skuadrën nga Mitrovica. Fundi i pjesës së dytë ishte ‘fatkeq’ për Dritën, kur mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi shënoi një autogol, në tentim për ta devijuar topin e qëllon portën e tij.
Vendasit kishin epërsinë dhe e nisën furishëm edhe pjesën e dytë, teka Muharrem Jashari (T’89) realizo’ një super gol nga afërsia për ta trefishuar rezultatin 3-0.
Golin e nderit për mysafirët nga Gjilani, e shënoi Gilberto Fortunado për Dritën.
Me këtë humbje, Drita ka zbritur në pozitën e tretë me 31 pikë, pozitë kjo që e ndajnë me Prishtinën që sot barazoi me Gjilanin.