Trepça ’89 është ekipi i fundit që për edicionin 2019/20 mbetet në Superligën e Kosovës në futboll, pasi triumfuan ne ndeshjen e barazhit.
Gjashtë gola, dy kartonë të kuq dhe shumë tensioned u mbyll ndeshja e dytë e barazhit të këtij edicioni.
Richard Asare, Arb Manaj, Hasan Hyseni dhe Engjell Hoti shënuan për fitoren 4:2 të Trepcës 89’, ndërsa për gjakovarët dy golat i shënuan, Tun Bardhoku dhe Almedin Murati.
Loja u karakterizua me tensione sidomos pas golit të katërt të mitrovicasve dhe pasuan dy karton të kuq për Kushtrim Gashin, futbollistin e Vëllaznimit dhe me të kuq u ndëshkua edhe Ylber Malokun, futbollisin e Trepçës ’89.
Gjyqtari kryesor i takimit, Mervan Bejtullahu përjashtoi dy zyrtarë të klubit gjakovar nga stoli.
Në fund, Trepca 89’ siguroi biletën për Superligë, ndërsa Vëllaznimi i Gjakovës do të jetë në Ligën e Parë edhe për një edicion.
Kujtojmë që më 30 maj Gjilani kishte siguruar ekzistencën në ndeshjen e barazhit përballë Besës së Pejës (1-0).