/2L ONLINE/ – Trembëdhjetëvjeçari Sevdail Mustafa nxënës i shkollës fillore “Liria” në Pogragjë të Gjilanit prezantoi denjësisht Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare te arteve te bukura për fëmijë, në Lidice të Çekisë.
Në mesin e dhjetëmijë punimeve konkurruese, vetëm njëmijë u pranuan nga juria profesionale, e që për temë kishin “Ndriçimi apo Drita”. Piktura e trembëdhjetëvjeçarit Sevdail Mustafa ishte ndër më të mirat në këtë garë andaj dhe mori çmimin si piktura më e mirë në mesin e shume punimeve tjera nga mbarë bota, ka bërë të ditur profesori Arian Rexhepi.
Përndryshe ai ka bërë të ditur se bashkë me nxënësin Sevdail Mustafa, është pritur nga drejtoresha e Galerisë se Lidices zonja Ivona Kastelic, e cila ka vlerësuar faktin se nga Kosova ka pas konkurrues dhe pjesë të kësaj Ekspozite duke shtuar se kanë bërë punë të mirë dhe kjo dëshmohet edhe me pikturën e e këtij nxënësi nga Kosova, të cilit i dëshirojë suksese edhe në të ardhmen.
Po ashtu zonja Ivona Kastelic shpjegojë per ecurinë e organizimit të kësaj ekspozite ku në pika të shkurta tregoi edhe domethënien e secilit punime ku në mesin e shumë punime ishte edhe punimi nga Kosova.
Ajo po ashtu tregoi edhe arsyen e këtij evenimenti, ku sipas saj gjatë luftës së dytë botërore, u shkatërrua një fshat i tërë duke lënë të vdekur shumë fëmijë të Lidices dhe për këtë arsye përmes artit dëshirohet t’i tregohet botës se çfarë kishte ndodhur këtu. Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy muaj dhe do të bartet në të gjitha qytetet e Republikës Çeke.
Përndryshe, profesori Arian Rexhepi bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Pragë, i kanë bërë një vizitë edhe Ambasadës të Republikës së Kosovës ku janë mirëpritur nga ambasadorja zonja Ariana Zherka Hoxha me stafin e saj, e cila i ka përgëzuar për punën e mirë të fëmijëve dhe ka treguar gatishmëri për mbështetje të tyre dhe të të gjitha institucioneve tona . Shpenzimet e udhëtimit i ka mbuluar Ministria e Kulturës, Departamenti i Rinisë. /2L ONLINE/