DYLON

Ekipi kosovar kampion i dyfishtë i turneut ndërkombëtar

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës ka fituar Turneun Ndërkombëtar të Federatave Sportive të Punëtorëve në Varna të Bullgarisë, në futboll dhe në basketboll. Pjesëmarrëse në këtë turne ndërkombëtar ishin 42 përfaqësuese të vendeve të ndryshme të botës, si Meksika, Izraeli, Rusia, Polonia, Turkmenistani, Maqedonia, Serbia, Gjermania, Italia, Bullgaria, etj.

Ekipit të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës në futboll, në gjysmëfinale i kishte rënë shorti që të luajë më përfaqësuesen e Maqedonisë, të cilën në penallti e kishte mposhtur.

EkoHigjiena

Kurse, në finale, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ishte ballafaquar me ekipin nikoqir dhe pas rezultatit Kosovë 3 – Bullgari 1, ekipi kosovar ishte shpallur edhe fituesi i Turneut Ndërkombëtar të Federatave Sportive të Punëtorëve në futboll.

Por, jo shumë gjatë pasi ishte shpallur kampion në futboll, ekipi tjetër i kosovarëve në basketboll, i cili gjithashtu ishte dominues, pas mposhtjes së përfaqësueses së Meksikës në gjysmëfinale, në finale kishte mposhtur edhe përfaqësuesen e Rusisë, duke u shpallur kështu fitues i turneut ndërkombëtar edhe në basketboll.
http://www.rtklive.com/index.php?id=5&r=34601

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.