Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit në vazhdën e saj të investimeve ka pajisur shkollat me mjete pune për nxënësit.
Kësaj radhe 13 shkolla (dhjetë shkolla fillore dhe tri shkolla të mesme) janë furnizuar me Tabela të Bardha, harta, mjetet didaktike, globe etj.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se të gjitha kushtet po ju plotësohen nxënësve dhe mësimdhënsëve për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
“Pos pajisjeve sportive dhe atyre laboratorike, shkollat i kemi pajisur edhe me mjete didaktike, tabela të bardha, harta e globe. Mësimdhënësve e nxënësve po ua plotësojmë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe zbatimin e kurrikulës”, ka thënë Kastrati. /2LONLINE.com/