Qeveria e Maqedonisë ka propozuar “kastrimin kimik” të pedofilëve të dënuar, ndërsa projektligjin e ka dërguar për miratim në parlament
“Qeveria ka miratuar një projektligj të ri që do të ashpërsojë dënimet për pedofilët, duke përfshirë edhe kastrimin kimik”, tha për AFP zëdhënësi i Qeverisë në Shkup, Alexander Gjorgijev. Data e debatit dhe e votimit në Parlament ende nuk është caktuar.
Ministri Dime Spasov tha se “kastrimi kimik” (barnat që ulin aktivitetin seksual), të kryera në institucione të specializuara do të duhej të bëhej në çdo gjashtë muaj, pasi autori i një vepre të ketë kryer dënimin.
Sipas projektligjit, pedofilët e dënuar së pari mund të zgjedhin ndërmjet dënimit me “kastrim kimik” në vend të dënimit me burgim. Rusia, Danimarka dhe Polonia janë disa nga vendet që kanë aplikuar “tredhjen kimike”, transmeton albinfo.ch.
Projektligji gjithashtu përfshin një rritje të dënimeve me burgim për shkelësit deri te burgimi i përjetshëm për abuzimin e rëndë seksual të fëmijëve.
Vitin e kaluar Maqedonia u bë vendi i parë në Ballkan, i cili ka publikuar në internet një listë të të burgosurve të dënuar, me fotot, emrat dhe adresat e tyre.
Që nga viti 2004 janë dënuar më shumë se 230 njerëz për abuzim seksual të fëmijëve dhe të miturve në Maqedoni.