Genc Mustafa, koordinator i sektorit për Rini, ka thënë se Komuna e Gjilanit respektivisht sektori i rinisë vazhdon të jetë sektori më i organizuar në nivel vendi në ofrimin e mundësive për të rinj në programet ndërkombëtare.
“Partneriteti mes sektorit të rinisë dhe organizatës Ligo Lex Legis e cila është pikë kontakti për Salto Youth vazhdon edhe në vitin 2018, ku tre të rinj nga Gjilani përfaqësuan Kosovën në projektet e Komisionit Evropian, respektivisht programin Erasmus+, i cili është mbajtur në Durrës të Shqipërisë”, ka thënë Mustafa.
Pjesë e këtij trajnimi ishin të rinjtë nga shtetet si Britania e Madhe, Italia, Rumania, Turqia, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kosova, dhe se trajnimi “Theatre of the oppressed through Multimedia Lens”, u zhvillua me fokus të veçantë në Multimedia dhe zgjati për gjashtë ditë rresht.
“Falë mbështetjes së kryetarit Lutfi Haziri, sektori i rinisë po vazhdon me hapa të sigurtë të krijojë politika rinore të cilat po gjejnë zbatim si në përfaqësime ndërkombëtare, edhe në ato kombëtare dhe lokale. Komuna e Gjilanit ofron një gamë të gjerë të shërbimeve rinore nëpërmjet rregulloreve, objekteve dhe mbështetjes financiare”, thotë Mustafa.