Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në tri raste të ndara, dy në Gjilan dhe një në Viti, në bazë të urdhëresës së gjykatës, janë arrestuar tri persona dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
· Rr. Adem Jashari, Viti 11.10.2021 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, i kërkuari mashkull kosovar.
· Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 11.10.2021 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, i kërkuari mashkull kosovar.
· Rr. Skifter Arifi, Gjilan 11.10.2021 – 18:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, i kërkuari mashkull kosovar. /2LONLINE.com/