(2L ONLINE) – Tre Maturant të Komunës së Vitisë të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme me sukses shembullor kanë përfituar nga një bursë të studimit për vitin e parë akademik 2014/2015 dhe atë në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj përfaqësuesit e Kolegjit “Gjilani” për ndarjen e këtyre bursave duke e cilësuar si të nevojshme për përkrahjen e nxënësve të dalluar.
Ndërkaq në shenjë mirënjohje kryetari Haliti i ka dorëzuar përfaqësuesit të këtij Kolegji një plaket me emblemën e Komunës së Vitisë. Ndërkaq 3 ish maturantet vitias kanë përfituar nga një bursë të studimit për vitin e parë akademik 2014/2015 në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan dhe atë në këto drejtime: Banka Financa dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë si dhe në drejtimin Juridik i Përgjithshëm./2L ONLINE/