Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Pas votimit të rregullt, të zgjedhurit e Këshillit të Qendrës ishin dy kandidate për deputete:
1. Arbëresha Kryeziu Hyseni
2. Arjeta Rexhepi
Me rezultat të barabartë ishin dy kandidat: Luan Aliu dhe Nehat Osmani.
Pas votimit të dytë të Këshillit të Përgjithshëm në balotazh, Këshilli vendosi që Luan Aliu të jetë kandidat për deputet, duke kompletuar listën prej 3 kandidatëve të zgjedhur nga Qendra e Gjilanit, thuhet në njoftimin e kësaj qendre. /2LONLINE.com/