Milot Rashica është duke shkëlqyer në këtë sezon te Werder Bremeni. Ylli vushtrrias thuajse nuk kalon ndeshje pa shënuar gol ose pa asistuar te skuadra gjermane.
Rashica me këtë formë të lartë ka filluar të marrë interesimin e shumë skuadrave evropiane, e që vlera e tij në tregun e transferimeve që natyrisht se është rritur.
Reprezentuesi i Kosovës ka ngritje në vlerën e tij, pasi sipas Transfermarkt, ajo ka shkuar në 35 milionë euro.
Fillimisht vlera e Rashicës ishte 20 milionë euro nga vera e këtij viti, mirëpo tani është rritur për 15 milionë.
Natyrisht se kjo është për t’u befasuar dhe nëse vazhdon me këtë formë të lartë, atëherë vlera e tij mund të prek edhe 50 milionëshin.