Trangujt janë të shëndetshëm gjithmonë, por për ju që agjëroni do ta keni një plus më shumë gjatë ditës nëse në syfyr keni konsumuar tranguj.
Kjo pasi ata janë të freskët, kanë vitamin, ju ndihmojnë në sasinë e ujit dhe kanë substance qetësuese për gjumë më të mirë.
Këto janë disa nga arsyet:
Trangujt rehidratojnë trupin
Nëse jeni të zënë për të pirë ujë mjaftueshëm, hani një trangull të ftohtë, i cili është 90% ujë. Do të kompensojë ujin tënd të humbur.
Trangujt luftojnë temperaturën e brendshme dhe të jashtme
Duke ngrënë trangull ju do të ndihmoni trupin tuaj nga thartirat në stomak. Aplikoni trangujt në lëkurën tuaj dhe do të shëroheni nga djegia nga dielli.
Trangujt i eliminonjnë toksinat
I gjithë uji në trangull vepron si një fshesë virtuale, duke përfshirë gjithë mbeturinat e trupit dhe duke i nxjerrë ato jashtë trupit tuaj. Me ngrënie të rregullt, trangujt janë të njohur për tretjen e gurëve në veshka.
Trangujt i riplotësojnë vitaminat e përditshme
Trangujt kanë shumicën e vitaminave që trupi ka nevojë çdo ditë – A,B dhe C, të cilat rrisin sistemin tuaj imunitar për të ju mbajtur juve në formë të shkëlqyer dhe për të ju dhënë energji.