(2L ONLINE) – Në Gjilan për dy ditë rresht (25 dhe 26 shtator) mbahet trajnimi mbi Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Ky trajnim u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit dhe është mbështetur nga OSBE-Misioni në Kosovë.
Trajnimi ka për qëllim prezantimin e dokumentit Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje i cili është miratuar në vitin 2012. Ky dokument përshkruan rolin dhe përgjegjësinë e një sërë akteresh në parandalimin,
identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin si dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje ( të mbijetuarave).
Trajnimi mblodhi sot rreth 40 përfaqësues të institucioneve të Regjionit të Gjilanit si: Policia e Kosovës (sektori kundër dhunës në familje), Qendra për Mirëqenie Sociale, Mbrojtësit e Viktimave, Zyrtarët Shëndetësorë, Prokuror, përfaqësues të drejtorisë komunale të Arsimit si dhe Shoqërisë Civile. /2L ONLINE/