Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural, e komunës së Kamenicës, ka mbajtur trajnimin në terren për krasitjen dimërore.
Ky trajnim ka filluar në fshatin Karaçevë, duke e përfunduar me Roganën. Përgjatë këtij trajnimi është sqaruar mënyra e krasitjes për vreshtarë nga këto fshatra.
Këshillimet e trajnimet nëpër fusha të ndryshme, specifikisht në atë të bujqësisë, do të intensifikohen, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës. /2LONLINE/