DYLON

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Gjilan kanë realizuar takime të shumta në lagjet e banuara me komunitetin romë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se këto takimeve janë pjese e përditshme e aktiviteteve të policisë në bashkësi, me qëllim të komunikimit të drejtpërdrejt me qytetaret romë për tu njoftuar për së afërmi me brengat e tyre.

EkoHigjiena

Sipas zëdhënësit hashani, përveç çështjes se papunësisë që vazhdon të jetë brenge e këtij komuniteti ,ata nuk kane paraqitur asnjë shqetësim që ka të bëjë me gjendjen e sigurisë.

“Banorët e kontaktuar  kanë falënderuar për vizitat, përkushtimin  dhe kontaktet e vazhdueshme që afrohen nga ana e Policisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.